Fjalë Kyçe

Gjakovarit ia vjedh kerrin shoku që “veç gjumin s’e kanë bërë bashkë”

Gjakovarit ia vjedh kerrin shoku që “veç gjumin s’e kanë bërë bashkë”

Veturën e vjedhur nga shoku, një të riu në Gjakovë policia ia gjeti në Malishevë.

Në fakt, D.R kishte marrë veturën e mikut të tij, Sh.Z dhe ishte nisur për një destinacion, por me të arritur në Malishevë automjeti kishte pësuar defekt.

D.R ishte duke u munduar ta rregullojë kur është hasur nga policia dhe pas verifikimit është arrestuar.

I dëmtuari pranon se njeh të dyshuarin dhe ka shok dhe sipas tij ai ka depërtuar brenda veturës dhe ka gjetur çelësin me të cilin ndizej vetura dhe i cili ishte i fshehur brenda makinës.