Kryebashkiaku i Kievit ka urdhëruar një shtetrrethim në kryeqytetin ukrainas në përgjigje të sulmit të Rusisë.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka shpallur një shtetrrethim në kryeqytetin ukrainas nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit me orën lokale.
“Transporti publik nuk do të funksionojë gjatë shtetrrethimit. Në të njëjtën kohë, stacionet e metrosë do të jenë të disponueshme si strehimore 24/7”, ka shkruar Klitschko.
“Ne i kërkojmë të gjithë banorëve të Kyivisë që të kthehen në shtëpi në kohë. Nëse keni nevojë të lëvizni nëpër qytet gjatë shtetrrethimit, duhet të keni dokumente identifikimi me vete”, shtoi ai.