Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka bërë të ditur se do të dhuroj kursimet familjare në vlerë 5 mijë euro për Fondin e FSK-së.
Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, ajo tha se do të kontribojnë për sigurinë e fëmijëve në Kosovë.
“Kursimet familjare në vlerë prej 5000€, do t’i dhurojmë kontribut për sigurinë e fëmijëve tanë!”, tha ajo.