Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka, dhe presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi, kanë dhuruar para për Fondacionin e Sigurisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës sot mori vendim për hapjen e këtij fondacioni, ku të gjithë mund të kontribuojnë me para, të cilat pastaj do të shfrytëzohen për sigurinë shtetërore.
Presidenti i klubit të Gjilanit dhe ai i klubit të Ballkanit, kanë dhuruar menjëherë nga një shumë të parave, shkruan express.
Florim Zuka, i cili njëherit është edhe pronar i kompanisë “Tali Shpk” ka ofruar 50 mijë euro.
“Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që ta jap donacion këtë shifër e cila mund të jetë simbolike, por shumë e domosdoshme për Fondin e FSK-së”, deklaroi i pari i klubit gjilanas.