Fjalë Kyçe

Zjarr në afërsi të Termocentralit Kosova B, KEK-u jep detaje

Zjarr në afërsi të Termocentralit Kosova B, KEK-u jep detaje

Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin në afërsi të Termocentralit Kosova B.

Përmes një njoftimi KEK-ut thotë se zjarri ka shpërthyer në një deponi të hedhurinave ri-cikluese.

Më tutje në njoftim bëhet e ditur se zjarri është shuar nga zjarrfikësit e KEK-ut.

“Zjarrëfikësit e KEK-ut shuajnë zjarrin në një deponi në Obiliq. Korporata Energjetike e Kosovës, sot rreth orës 11:53, ka pranuar informatën se në një deponi të hedhurinave ri-cikluese e cila ndodhet në afërsi të Termocentralit Kosova-B, ka ndodh një shpërthim zjarri. Lidhur me këtë ngjarje, ekipi i zjarrë fikjes dhe shpëtimit duke respektuar standardin e intervenimit S 1+2, menjëherë ka dalë në vend ngjarje dhe me te arritur kanë filluar aktivitetin e shuarjes se zjarrit, me ç’ rast zjarri është lokalizuar në kohë optimale. Më pas është dërguar edhe një kamion furnizues dhe zjarri është shuar në tersi”, thuhet në njoftim.