Kosova, megjithatë ia ka kaluar për një gjë shteteve të fuqishme si Amerika, Gjermania, Zvicra dhe Franca.
Bëhet fjalë për çmimet e larta të disa produkteve esenciale.
Sot, mediet në Kosovë kanë raportuar se në disa markete të ndryshme në Kosovë, një litër vaj i lulëdiellit është shitur për 3 euro e 49 cent, gjë që ka irrituar qytetarët e Kosovës, të cilët ankohen se disa markete në Kosovë po e shfrytëzojnë situatën e krijuar për të rritur çmimet në nivel absurd.
Por, sa kushton një litër vaj në vendet si Amerika, Gjermania e Zvicra?
Bashkëkombës tanë që jetojnë në këto vende kanë dërguar foto në redaksinë e Indeksonline, ku një litër vaj është shitur në këto shtete kushton shumë më lirë se sa është shitur sot dhe një ditë më parë në Kosovë.
Një qytetar nga Kosova që jeton në Amerikë ka treguar se një litër i vajit kushton 2.19$.
Në Gjermani dhe Slloveni për 1.79 euro.
Ndërsa në Zvicër çmimi i vajit varion nga 2.80 chf.
Pak më lirë një litër vaj kushton në Francë, 1.76 euro.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se çmimi i vajit në Kosovë aktualisht është më i larti në botë.
Ai tha se fryrja e çmimit të vajit në Kosovë është artificiale dhe kjo duhet të zbret menjëherë.
Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ftuar Prokurorinë e shtetit që bauzar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore të përcaktuara, të ndërmarrë menjëherë veprime në përputhje me mandatin e tij, kundër abuzuesve që po përfitojnë paligjshëm që me veprimet e tyre po dëmtojnë qytetarët e vendit tone.