Fjalë Kyçe

SHBA-ja thotë se Rusia do të ketë pasoja pas vrasjes së gazetarit në Ukrainë

SHBA-ja thotë se Rusia do të ketë pasoja pas vrasjes së gazetarit në Ukrainë

Këshilltari i Joe Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, thotë se Shtetet e Bashkuara do t’i imponojnë Rusisë “pasojat e duhura” si kundërpërgjigje për vrasjen e gazetarit amerikan Brent Renaud, këtë të diel në Ukrainë.

Ai e komentoi lajmin e vdekjes së gazetarit si të tmerrshëm dhe tha se SHBA po punonte me zyrtarët ukrainas për të verifikuar si ndodhi ngjarja.