Fjalë Kyçe

Abramovich shfaqet për herë të parë që pas sanksioneve që u vendosen ndaj tij

Abramovich shfaqet për herë të parë që pas sanksioneve që u vendosen ndaj tij

Roman Abramovich është fotografuar në një aeroport në Tel Aviv të Izraelit, derisa ai po vazhdon të jetë në kërkim të blerësit të Chelseas.

Miliarderi rus është parë dhe fotografuar për herë të parë pas shumë se një muaji, pasi u sanksionua nga Qeveria britanike.

Abramovich u pa në një sallë pritjeje “VIP” të aeroportit në Tel Aviv, përpara se avioni i tij privat të nisej për në Stamboll, ka raportuar “Reuters”.

55-vjeçari u shtua në listën e personave të sanksionuar nga Britania e Madhe si rezultat i lidhjeve të tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

Pasuritë e Abramovichit gjithashtu janë ngrirë, por Chelseas i është dhënë një leje e veçantë për të vazhduar aktivitetet e lidhura me futbollin sipas rregullave, transmeton express.

Roman Abramovich është pronar i klubit londinez që nga viti 2003, derisa tani raportohet se ka një numër të madh të të interesuarve për të blerë klubin e tij.