Fjalë Kyçe

Senatori​ amerikan kërkon nga pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën

Senatori​ amerikan kërkon nga pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën

Senatori Ritchie Torres, i cili po bën fushatë që Kosova të jetë në gjendje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, u dërgoi letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën si vend të pavarur, duke u kërkuar atyre që të ndryshojnë qëndrimin e tyre.

Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se Kosova që 14 vjet është shtet i pavarur, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin.

“Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një shtet të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE”, ka shkruar Torres.

Më poshtë gjeni letrat: