Fjalë Kyçe

Konfiskohen 2 mijë kg mjaltë në Debellde, u futën nga Maqedonia e Veriut

Konfiskohen 2 mijë kg mjaltë në Debellde, u futën nga Maqedonia e Veriut

Njësia patrulluese e policisë kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, sot rreth orës 11:30 ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

Në pjesën malore të fshatit Debellde, është hasur një furgon ngjyrë e bardhë, në të cilin kishte 2000 kg mjaltë.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Maqedonia Veriore në Kosovë.

Drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arritur të ikën, ndërsa automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar.

“Rasti do të trajtohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, ndërsa automjeti dhe ngarkesa do të dorëzohen në Doganën e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e policisë.