Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për vdekjen e Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së dhe mike e madhe e shqiptarëve.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Rama shpreh trishtimin për ndarjen nga jeta të Madeleine Albright, e cila ka dhënë kontributin e saj në rrugën e lirisë së Kosovës.
Postimit të tij, ai i ka bashkangjitur foton e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me Albright.
“Lajm i trishtueshëm ndarja nga jeta e Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gruaja që mbikqyri rrugën e lirisë së Kosovë”, ka shkruar Rama.
Vdekja e Madeleine u u konfirmua nga familja e saj, e cila tha në një njoftim se Madeleine Albright, vdiq nga shkaku i kancerit.
“Ajo ishte e rrethuar nga familjarët dhe miqtë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në rrjetet sociale.