Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacion një person i cili para disa ditësh në një aheng kishte shtënë me armë zjarri brenda një ode.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 15 mars në fshatin Petrovë të Shtimes.
Ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & Përdorimi i armës’.
Njoftimi i plotë:
‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & Përdorimi i armës’
Me datën 22.03.2022 në mediumin ‘’Klankosova’’ ka qarkulluar një sekuencë ( video) ku shihet se një person gjatë një ahengu në një shtëpi, konkretisht në një dhiomë ( odë), shihet duke gjuajtur/ shkrepur me armë në dyshemenë e kësaj dhome.
Policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht stacioni policor në Shtime i ka marrë veprimet e nevojshme dhe pas një pune hetimore ka identifikuar personin e dyshimt dhe vendin ku ka ndodhur kjo ngjarje. Ngjarja ka ndodhur me datën 15.03.2022 në fshatin Petrovë të Shtimes.
Në lidhje me ketë policia sot rreth orës 11:30 personin e dyshuar me inicialet SH.I ( M/K) i moshës 65 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor të Shtimes, i cili në këtë aheng kishte shkrepur me një armë me gas dhe si provë materiale arma iu është konfiskuar.
I njëjti, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & përdorimi i armës’ për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa i dyshuari është liruar.