Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka reaguar pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq, e cila para pak ditësh kishte marrë pjesë në një takim në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të serbëve të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Bërnabiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po cenon paqen dhe stabilitetin në baza ditore.
Tutje, Bërnabiq cilëson se Marrëveshja e Brukselit ka vdekur.
“Vazhdon dhuna brutale ndaj serbëve në Kosovë. Me çdo vendim, Kurti cënon paqen dhe stabilitetin në baza ditore, shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe mohon të drejtat themelore të njeriut për pjesëtarët e popullit tonë në Kosovë. Marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, tha Bërnabiq.