Fjalë Kyçe

Kosova barazoi me Zvicrën, reagon Kurti

Kosova barazoi me Zvicrën, reagon Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ndeshjes së Kosovës ndaj Zvicrës, e zhvilluar sot në stadiumin e Letzingrud në Cyrih.

“Një ndeshje miqësore mes dy vendeve mike që përfundoi me rezultat miqësor. Tashmë nuk ndodh edhe rrallë që kur Kosova luan futboll, në fushë janë më shumë se 11 lojtarë me prejardhje nga Kosova. E kur luajmë me Zvicrën është e pamundur të jetë ndryshe. Gjithsesi ndjenjë e veçantë krenarie e gëzimi të shohim djemtë tanë në fushën e gjelbër”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Instagram.

Kosova luajti baraz 1:1 me Zvicrën në ndeshje miqësore duke treguar paraqitje të mirë.