Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, kanë shpallur kryeministrin Albin Kurti “veteran të rrejshëm”, transmeton EO.
Ditëve të fundit është aktualizuar çështja e veteranëve të luftës.
Kryeministri Kurti ka thënë se listat janë të fryra dhe se duhet rishikuar.
Në anën tjetër, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet të përfshijë edhe veteranët në pagën e re minimale që pritet të miratohet.