Fjalë Kyçe

Lëndohen tre persona në një vetaksident në Rahovec

Lëndohen tre persona në një vetaksident në Rahovec

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një vetaksident që ka ndodhur në fshatin Mrasor të Rahovecit, sonte rreth orës 20:00.

Dy nga të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjakovës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar për trajtim në QKUK.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj, i cili tha se arsyeja e këtij aksidenti ka qenë mospërshtatja e kushteve të rrugës.

“Rreth orës 20:00 Veteaksident Fsh. Mrasor. Tre persona te lënduar. Dy prej tyre janë duke u trajtuar në spitalin rajonal -Gjakovë dhe një në QKUK. Arsyeja është Mospershtatja e kushteve te rrugës”, tha Xhurkaj.