Fjalë Kyçe

Në Deçan gjenden gjurmë të lashta, ftohen arkeologët për gjurmime

Në Deçan gjenden gjurmë të lashta, ftohen arkeologët për gjurmime

Në komunën e Deçanit, janë gjetur gjurmë të lashta.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Shkodran Imeraj nga Instituti i Historisë,

Imeraj tha se këto gjurmë janë gjetur në lokacionin Ara e Pukës nga një qytetar.

Tutje, ai ka ftuar ekspertët e Institutit Arkeologjike të Kosovës, të konstatojnë situatën aktuale ngase lokacioni rrezikohet nga ngritja e nivelit të ujit.

Postimi i plotë:

Deçani është ndër lokalitete me të lashta në Kosovë.

Këto gjumë janë gjetur nga një qytetar i ndërgjegjshëm nga Rastovica, i cili menjëherë ju ka referuar historianëve.
Lokacioni në fjalë njihet si Ara e Pukës.

Tash radhën e kanë ekspertet e Institutit Arkeologjike të Kosovës, të konstatojnë situatën aktuale ngase lokacioni rrezikohet nga ngritja e nivelit të ujit.