Fjalë Kyçe

Portieri i Gjilanit shënon në fund, tifozët hyjnë në fushë dhe sulmojnë portierin e Ballkanit – ndërpritet ndeshja

Portieri i Gjilanit shënon në fund, tifozët hyjnë në fushë dhe sulmojnë portierin e Ballkanit – ndërpritet ndeshja

Tollovi e madhe u krijua në derbin e Superligës mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Qysh në sekondat e para të ndeshjes, Ermal Krasniqi e kaloi Ballkanin në epërsi.

Më pas, ndeshja nuk pati gola deri në sekondat e fundit.

Nga një goditje këndi, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.

Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

Ndeshja është ndërprerë tash e një kohë./express