Fjalë Kyçe

Osmani kërkon reagim nga komuniteti ndërkombëtar: 6 mijë shqiptarëve iu pamundësua votimi në Serbi

Osmani kërkon reagim nga komuniteti ndërkombëtar: 6 mijë shqiptarëve iu pamundësua votimi në Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga lista e votuesve në Serbi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, Osmani thotë se kjo është një fushatë e qëllimshme e Serbisë ndaj shqiptarëve të cilët jetojnë atje.

Tutje ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të dënojë këtë veprim.

“Sipas raportimeve, 6.000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”, ka shkruar Osmani.