Dy persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur, pas një sulmi të armatosur në qendër të Tel Avivit, në Izrael.
Ky është sulmi i katërt i këtij lloji në pak më shumë se dy javë.
Disa nga të shtënat raportohet se kanë ndodhur në rrugën Dizengoff, një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit.
Policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës së sulmit që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.