Fjalë Kyçe

Takimi Gjuriq-Biden, ish-zëvendësministri: Kosova me qeveri të paaftë e me botëkuptim anti-perëndimor

Takimi Gjuriq-Biden, ish-zëvendësministri: Kosova me qeveri të paaftë e me botëkuptim anti-perëndimor

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha ka komentuar takimin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marko Gjuriq me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë sot se Serbia, e bombarduar nga NATO-ja me në krye SHBA-të, e ka kuptuar mirë se shteti i tyre megjithatë nuk mundet të vazhdojë me politikën armiqësore dhe është duke bërë çmos të rehabilitojë marrëdhëniet me të.

Tutje ai thotë se Kosova e çliruar nga NATO në krye me SHBA-të po vazhdon me mentalitet komunist dhe po shet pallavra për sovranitet e vetëvendosje.

“Kosova, për fat të keq, nuk e ka problemin vetëm me qeverinë aktuale, që qartazi është e paaftë e me botëkuptim anti-perëndimor, por ka edhe problemin e mungesës së opinionit publik, që më së buti thënë është përgjumur në raport me rëndësinë e ruajtjes së aleancës dhe përkushtimin ndaj vlerave demokratike perëndimore.”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Serbia, e bombarduar nga NATO-ja më në krye SHBA, e ka kuptuar mirë se shteti i tyre megjithatë nuk mundet të vazhdoj me politikën armiqësore, përkundrazi është duke bërë çmos të rehabilitoj marrëdhëniet me të, e që u theksua nga entuziazmi i ambasadorit serb Gjuriq pas pritjes që i bëri sot presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë;

– Kosova, e çliruar nga NATO-ja me në krye SHBA-në, me mentalitetin lindoro-komunist shet pallavra për sovranitetin, të drejtën e vetëvendosjes, me sjellje teokratike e majtiste duke e shkëputur veten nga çfarëdo mundësie të takimeve e lëre më pritjeje me zyrtarë të lartë të SHBA-së.

Kosova, për fat të keq, nuk e ka problemin vetëm me qeverinë aktuale, që qartazi është e paaftë e me botëkuptim anti-perëndimor, por ka edhe problemin e mungesës së opinionit publik, që më së buti thënë është përgjumur në raport me rëndësinë e ruajtjes së aleancës dhe përkushtimin ndaj vlerave demokratike perëndimore.