Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar për rastin e shkeljes me veturë të një fëmije nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Mustafa ka shkruar se institucionet po tentojnë ta fshehin rastin.
Postimi i plotë:
A jeni në tokë të bukës, hej?!
Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre.
Momente pakujdesie mund t’i ndodhin çdokujt, por nuk arsyetohet tentimi për fshehje. Nuk fshihet kjo!
A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej?!