Fjalë Kyçe

Gashi hiqet nga lista e zezë e Amerikës: Drejtësia vonon, por nuk harron

Gashi hiqet nga lista e zezë e Amerikës: Drejtësia vonon, por nuk harron

Ish-pjesëtari i LKÇK-së, Sabit Gashi, ka reaguar pas lajmit për heqjen nga lista e zezë e SHBA-së.

Përmes një reagimi në Facebook, Gashi ka thënë se me këtë vendim të SHBA-së, ka fituar drejtësia.

“Drejtësia vonon, por nuk harron. Sapo e mora një njoftim nga mjetet e informimit se jam hequr nga lista e përpiluar nga ish presidenti amerikan George W. Bush në vitin 2001 gjatë luftës në Maqedoni, të ashtuquajtur si “Lista e Zezë”. Kjo është një dëshmi se kam qenë dhe jam i pa fajshëm”, ka shkruar ai.