Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, publikoi një mesazh në kanalin e tij zyrtar në Telegram, ku thoshte se është arrestuar oligarku Viktor Medvedchuk, aleat me Vladimir Putin.
Medvedchuk është kapur nga Shërbimi Informativ i Ukrainës. Fotot e tij në pranga dhe me veshje ushtarake u shpërndanë në rrjetet sociale.
Autoritetet ukrainase e kishin vendosur në arrest shtëpiak oligarkun, por ai ishte arratisur tri ditë pas nisjes së pushtimit të vendit nga Rusia.