Fjalë Kyçe

Realizoi het – trik, kjo është shuma që Ronaldo fitoi

Realizoi het – trik, kjo është shuma që Ronaldo fitoi

Cristiano Ronaldo regjistroi një tjetër paraqitje të madhe në Premierligë, në fitoren 3:2 të Manchester Unitedit ndaj Norwich Cityt.

Sulmuesi portugez kompletoi një het-trik, pasi shënoi të tre golat e fitores për “Djajtë e Kuq”.

Golat e shënuar nga Ronaldo i kanë sjellë atij edhe përfitime të mëdha financiare. 37-vjeçari ka fituar 850 mijë funte.

Sipas “The Sun”, në kontratën e Ronaldos me Manchester Unitedin parashihet që pesë herë fituesi i “Topit të Artë” të paguhet në formë të bonuseve me 750 mijë funte pas arritjes së shifrës prej 20 golave, përcjell express.

Gjithashtu, CR7 thuhet se merr edhe 100 mijë funte tjera pas çdo goli të shënuar pas shifrës prej 20 golave.

Cristiano Ronaldo pas het-trikut të ditës së djeshme, arriti shifrën e 21 golave këtë sezon.