Fjalë Kyçe

Matjet e fundit: 93.9 për qind e qytetarëve në Kosovë duan anëtarësim në BE, në Serbi veç 35 për qind

Matjet e fundit: 93.9 për qind e qytetarëve në Kosovë duan anëtarësim në BE, në Serbi veç 35 për qind

Drejtori i kompanisë UBO Consulting, Valon Feka ka bërë një krahasim të vullnetit të qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi, në lidhje me dëshirën e tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Përmes një postim në Facebook, Feka ka thënë se sipas matjeve të fundit, 93.9% e qytetarëve të Kosovës janë pro anëtarësimit në BE.

Këto rezultate, sipas tij, dalin nga matjet e fundit të bëra kompania UBO Consulting në mars të këtij viti.

“Matja ne Kosove: 93.9% e te anketuarve jane pro anetaresimit te Kosoves ne Bashkimin Evropian (UBO Consulting/Mars 2022).
Matja ne Serbi: Vetem 35% e te anketuarve jane pro anetaresimit te Serbise ne Bashkimin Evropian (IPSOS/Prill 2022).”, ka shkruar ai.