Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për aksidentin në Lipjan, dy të lënduar dhe tri vetura të përfshira

Policia jep detaje për aksidentin në Lipjan, dy të lënduar dhe tri vetura të përfshira

Një aksident ka ndodhur sonte në fshatin Torinë, në rrugën Lipjan Magure, rreth orës 19:30.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje lidhur me aksidentin, duke konfirmuar që në aksident të përfshira kanë qenë tri vetura, ku të lënduar kanë mbetur dy persona.

“Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka thënë ai për express.

Borovci ka thënë se me të marr thirrjen, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.