Fjalë Kyçe

Hajnat sulmojnë punëtorin e shkollës në Obiliq veç pse raportoi vjedhjen

Hajnat sulmojnë punëtorin e shkollës në Obiliq veç pse raportoi vjedhjen

Të dielën ndodhi një vjedhje në shkollën “Naim Frashëri” në Kozaricë të Obiliqt.

Disa të rijnë thyen, objektin e shkollës, por ky akt mbeti nën hije, kur pasojat e grabitësve i pagoi punëtori teknik i shkollës.

Mbrëmje mas iftarit mora informatë se nuk është shërbëtor shkolle por e zëvendëson babën se babën e ka të smut jon dal dhe e kanë sulmu kinse ky i ka lajmërua në polici”, ka thënë Kadri Krasniqi kryetar i fshatit.

Viktima i cili nuk pranoi të flas lidhur me ngjarjen, të hënë kur u sulmi ishte duke shkuar në teravi, derisa mohon të ketë shkëmbyer informata me forcat e rendit.

“Informatat që unë kam ky nuk i ka lajmëru policin, këta e deklaron edhe drejtoresha, policinë e ka lajmëru drejtoresha”, thotë Krasniqi.

Derisa lidhur me ngjarjen janë intervistuar 4 persona, por që të gjithë  janë liruar. Derisa njerit prej tyre i është konfiskuar edhe një thikë.