Fjalë Kyçe

Presidentja Osmani uron Abazoviçin: Do të forcojmë partneritetin tonë

Presidentja Osmani uron Abazoviçin: Do të forcojmë partneritetin tonë

Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar Dritan Abazoviçin për pozitën e tij të re udhëheqëse në Malin e Zi, atë të kryeministrit.

Osmani ka thënë se shpreson në partneritet të fuqishëm mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe se është e sigurtë që Abazoviç do ta udhëheqë shtetin malazez drejt BE-së.

“Urime Dritan Abazovic për zgjedhjen tuaj si kryeministër i Malit të Zi. Jam i sigurt se nën udhëheqjen tuaj, Mali i Zi do të qëndrojë i vendosur në rrugën e tij drejt BE-së. Së bashku ne do të forcojmë partneritetin tonë dhe do të punojmë së bashku për një Ballkan Perëndimor paqësor, të begatë dhe të sigurt. Urime!” ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.