Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, është shfaqur publikisht për herë të parë pas dyshimeve të përfshirjes së tij në një skandal të madh financiar bashkë me kryetarin e Partisë së Lirisë në Slloveni, Robert Golob.
Ambasada e Kosovës në Kroaci sonte ka shtruar iftar ku të pranishëm ishin edhe krerë të shteti kroat.
“Sonte ne Zagreb, ne prag te festes se shenjte te Bajramit, Meshihati i Bashkesise Islame ne Kroaci ne krye me dr. Aziz ef. Hasanoviq, organizoi iftar ku muaren pjese: kreu i shtetit te Kroacise, kryetari Zoran Milanoviq, ministrja e kultures dhe mediave dr. Nina Obuljen Korzhinek si e derguar e posaçme e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq, nekryetari i parlamentit Zhelko Reiner, ish presidentet kroat Kolinda Grabar Kitaroviq dhe Ivo Josipoviq si dhe perfaqesuesit e korit diplomatik ne krye me nuncin Georgije Lingua”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook.
“Festa e Bajramit sjellte mbaresi, shendet dhe gjitha te mirat ne familjet shqiptare”.