Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka vizituar familjen e ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.
Përmes një pstimi në Facebook, Hoxhaj ka treguar se ka vizituar familjen e Kadri Veselit.
“Për vizitë tek Ismet Veseli dhe familja e Kryetarit Veseli, me rastin e festës së Bajramit. Një familje e fortë që inspiroi dhe nxori Kadriun si atdhetar të madh. Edhe për këtë festë, Kadri Veseli nuk është pranë familjes dhe atdheut, por si shumëherë, ai do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë me padrejtësinë dhe do të kthehet në Kosovë, si njeriu që e do dhe mbron vendin e tij!”, ka shkruar ai.