Agron Demi nga Instituti GAP ka bërë me dije se vetëm 8 përqind e të punësuarve në Kosovë kanë paga mbi 1 mijë euro.
Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar një infografikë ku tregohet shpërndarja e pagave bruto në vend.
Sipas kësaj infografike, 21 përqind e të punësuarve kanë pagë 170 deri në 264 euro, derisa 8 përqind kanë pagë nga 264 deri në 300.
Ndërkohë, rreth 1 përqind e të punësuarve kanë pagë vetëm 80 euro.