Rregullat e Fair Play Financiar (FFP) të UEFA-s kanë ndryshuar mënyrën se si klubet më të mëdha të Evropës bëjnë transferimet e tyre.
Klubet duhet të shikojnë shpenzimet e tyre për shkak të rregulloreve dhe në vend të kësaj kanë zhvendosur fokusin e tyre në huazimin e lojtarëve.
Nënshkrimi i parë i superyllit që nisi këtë trend ishte Kylian Mbappe, i cili fillimisht iu bashkua Paris Saint-Germain nga Monaco në vitin 2017, transmeton lajmi.net.
Huazimi i kushtoi 45 milionë euro PSG-së por ua lejoi atyre mundësinë e blerjes prej 135 milionë eurosh deri në verën e ardhshme.
Në dritaren e kësaj vere ekipet si Real Madrid, PSG, Tottenham, Arsenal, Inter dhe Bayern Munich të nënshkruajnë disa nga lojtarët më të kërkuar si huazim në mënyrë që të jenë në përpikmëri me rregullat e FFP.
Ja disa nga huazimet e superyjeve këtë merkato, me shumicën prej tyre që janë me mundësi blerje në fund të sezonit:
Icardi: Nga Inter te PSG
Coutinho: Nga Barcelona te Bayern
Perisic: Nga Inter te Bayern
Alexis Sanchez: Nga Manchester United te Inter
Ceballos: Nga Real Madrid te Arsenal
Areola: Nga PSG te Real Madrid
Lo Celso: Nga Betis te Tottenham
Jese: Nga PSG te Sporting CP
Mkhitaryan: Nga Arsenal te Roma
Rebic: Nga Eintracht te Milan
Andre Silva: Nga Milan te Eintracht
Sergio Rico: Nga Sevilla te PSG.