Fjalë Kyçe

Hudson Odoi afër rinovimit me Chelsea

Hudson Odoi afër rinovimit me Chelsea

Chelsea është shumë afër që ta ‘blindojë’ Hudson Odoin.

Callum Hudson – Odoi është shuam afër që të arrijë marrëveshje të re me skuadrën e Chelsea.

Odoi ishte pranë largimit nga Chelsea, me Bayern Munich si skuadrën më të interesuar, por tashmë duket se lojtari është pajtuar për rinovimin, të paktën sipas raportimeve të ‘Telegraph’, transmeton lajmi.net.

18 vjeçari do të ndjek hapat e Mason Mount dhe Ruben Loftus Cheek, të cilët së fundmi kanë nënshkruar kontratat me ‘Blutë’.

Hudson Odoi rikthehet në aksion gjatë së premtes, me skuadrën U-23 të Chelsea, pasi kaloi katër muaj jashtë fushave të blerta, si pasoj e dëmtimit.

I riu anglez do të jetë një ndihmë e madhe për Frank Lampard, pasi të rikuperohet plotësisht nga lëndimi.