Fjalë Kyçe

Humb jetën një këmbësorë në rrugën Gjakovë-Deçan

Humb jetën një këmbësorë në rrugën Gjakovë-Deçan

Mbrëmë në rrugën Gjakovë-Deçan ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas Policisë, në këtë aksident ishin të përfshirë një automjet VË Golf 1J , drejtuar nga i dyshimti F.Sh. i lindur në vitin 1987 dhe këmbësorit (viktima) U. N. I lindur më 1967, shtetas i Shqipërisë, përkohësisht me vendbanim në fshatin Baballoq- Deçan.

“Sipas të dhënave dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur për deri sa drejtuesi i automjetit ka qenë duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, me të arritur në fshatin Baballoq për shkak të pa kujdesisë se tij ndaj këmbësorit, e godet të njëjtin me pjesën e përparme ballore, me ç’rast këmbësori ishte duke kalua rrugën nga ana e majtë në të djathtë dhe s’i pasojë e goditjes këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të ekipit mjekësor QMF-Deçan”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë për autopsi.