Një person është shpallur i humbur nga familja e tij në Klinë.
Lajmi është bërë i ditur përmes rrjetit social, Facebook.
Sipas njoftimit, personi i humbur për herë të fundit është parë tek emergjenca në Komunën e Pejës.
Ai nuk paraqet rrezik për të tjerët, pasi që është përshkruar si person i qetë dhe i urtë, shkruan lajmi.net
Informacionet për personin e humbur dhe numri kontaktues për qytetarët që mund të ndihmojnë në gjetjen e tij, të postuara në Facebook nga Ridvan Tahiri:
Person i humbur.
Emri : Kadri
Emri i babait: Sefer
Mbiemri: Gashi
Lindur: 31/07/1952
Komuna: Sferke Klinë
Info: Për herë të fundit është parë duke lëvizur tek emergjenca në Pejë, sipas dëshmitarëve.
Personi në foto nuk paraqet rrezik për askënd, është i qetë dhe i urtë.
Vuan nga një sëmundje me harresë.
Ftoj të gjithë Vullnetarët nga regjioni i Pejës që të jenë bashkëpunues me familjarët dhe Policinë e Kosovës, stacioni Pejë.
192 Policia.
048 400 608 Familja.