Borussia Dortmundi është finalisti i parë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic eliminoi sonte Paris Saint-Germainin në gjysmëfinale të kësaj gare.
“Verdhezinjtë” triumfuan me rezultat minimal 0:1 edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 0:2.
Mats Hummels (50’) ishte autor i golit të vetëm dhe të fitores së sontme për Borussia Dortmundin.
Ai me këtë gol regjistroi edhe një rekord në Ligën e Kampionëve, duke u bërë futbollisti gjerman më i vjetër ndonjëherë që ka shënuar gol në një ndeshje eliminatore të kësaj gare.
Hummels këtë e bëri në moshën 35-vjeç e 143 ditë.