Isme Humolli, shefe për emergjenca e OBSH’së në Kosovë thotë se Kosova ka marrë veprimet e nevojshme dhe konform rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në luftën kundër koronavirusit.
Thotë se qytetarët po respektojnë në përgjithësi rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse.
“Ka disa momente që gjejmë numër të madh personash në distancë të afërt dhe kjo është e papranueshme”.
“Nëse duam t’i ikim infektimit me Covid-19 duhet distancë strikte 2 metërshe”, theksoi ajo.