Hungaria dhe Norvegjia kanë regjistruar rastet e para me li të majmunit, raporton agjencia Reuters.
Në Hungari është regjistruar me li të majmunit një burrë 38-vjeçar dhe autoritetet shëndetësore hungareze ende po hetojnë nëse ai ka udhëtuar jashtë vendit.
Në Norvegji ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka treguar të martën për rastin e parë me li të majmunit.
Personi i infektuar së fundi kishte udhëtuar jashtë vendit.