Ofrohet lehtësim në procedurën e vizave nga shteti i Hungarisë për shtetin e Kosovës, kjo u tha sot në takimin e mbajtur mes kryetarit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqit dhe ambasadorit të ambasadës Hungareze, Krisztina Szabo, të cilët vunë themelet e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunim për produktet hungareze gjithashtu investimet e tyre në vendin tonë që do të ishin me shumë interes për ne si ne sektorin e minierave, të energjisë elektrike, bujqësisë etj. Hungaria ofroi mbështetje për bizneset e Kosovës qoftë në aspektin e importeve ashtu edhe eksporteve.
Shteti i Kosovës kërkoi nga ambasadorët e shtetit mik Hungarisë, që të bëjnë lehtësira në aspektin e procedurave të vizave në mënyrë që të kemi një bashkëpunim më të ngushtë mes shtetesh.
Kjo kërkesë ishte e mirëpritur nga ambasada Hungareze të cilët nuk hezituan të ofrojn ndihmë shtetit tone Kosovës./GazetaAlo