Federata e Futbollit të Kosovës e ka bërë edhe një huqje. Në marrëveshjen e nënshkruar me Federatën e Futbollit të Katarit, FFK e ka bërë publike këtë marrëveshje.
Por, FFK nuk e ka respektuar konfedincialitetin e marrëveshjes. Në pikën F thuhet se marrëveshja është konfidenciale, përpos me këshilltarët ligjorë dhe auditorët.
Duket se FFK nuk ka nënshkruar dhe nuk i ka lexuar fare rregullat e marrëveshjes.
Kjo nuk është hera e parë që FFK përballet me skandale e huqje kohëve të fundit duke humbur kredibilitetin e këtij institucioni.