Fjalë Kyçe

Huqja e Salah ndaj Leicester – Liverpool merr vendimin për penalltitë e radhës

Huqja e Salah ndaj Leicester – Liverpool merr vendimin për penalltitë e radhës

Është marrë vendimi sa i përket ekzekutimit të penalltive të radhës këtë sezon te Liverpool.

Mohamed Salah gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në ndeshjen ndaj Leicester City, duke i humbur pikët skuadrës së tij.

Ky gabim i Salah nuk ka bërë që Jurgen Klopp të ndryshojë mendje sa i përket ekzekutuesit të penalltive.

‘Liverpool Echo’ shkruan se në rast se Anthony Taylor akordon penallti në favor të Liverpool dhe Salah është në fushë, do të jetë ai që gjuan penalltinë, përcjell lajmi.net.

Gabimi ndaj Leicester ishte i treti në 22 tentime të Salah nga pika e bardhë që kur erdhi në Anfield.

Ai, gjatë këtij sezoni, nga pika e bardhë e penalltisë gaboi edhe kundër Milan.