Dy persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Mirenë të Lipjanit.
Ankuesi mashkull raportoi në polici se hajnat kanë vjedhur para të gatshme dhe pasi e kanë vërejtur atë, kanë shtënë dy herë me armë zjarri dhe më pas kanë ikur, thuhet në raportin e policisë.