Një qytetar ka hyrë ilegalisht me veturën e tij në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë të dielën.
Sipas pamjeve të siguruara nga Insajderi, qytetari zgjodhi të kalonte me veturë nga rruga “Agim Ramadani” tek rruga “Luan Haradinaj” përmes sheshit “Nënë Tereza”.
Madje, ai u ndal për disa sekonda në mes të sheshit të kryeqytetit për ta pritur shoqëruesin e tij derisa bleu akullore, në afërsi të hotelit “Swiss Diamond”.
Pasi bleu akullore, siç tregojnë pamjet e kapura nga kamera e një telefoni, ai voziti me shpejtësi të madhe për të dal nga sheshi.
Në momentin kur ndodhi ngjarja dhjetëra njerëz po ecnin në sheshin kryesor të Prishtinës.