Fjalë Kyçe

Hyseni: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi dobëson ndikimin rus në Ballkan

Hyseni: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi dobëson ndikimin rus në Ballkan

Ish- koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi Skender Hyseni, ka thënë se duhet që sa më parë të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Hyseni tha se çdo zvarritje e marrëveshjes mund ta çojë në izolim Kosovën.

“Çdo zvarritje e mëtejme e marrëveshjes me Serbinë, Kosovën mund ta betonojë në status-quo, e që në terma praktik do të thot izolim dhe rrezikim i vet shtetësisë dhe pavarësisë së saj. Stabiliteti afatgjatë i Kosovës dhe konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë përmes rrumbullakësimit të subjektivitetit të saj nuk është i mundur pa një marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund te ketë progres as në rrugën e Kosovës për anëtarësim në NATO e as BE pa u arritur kjo Marrëveshje. Janë çështje drejtëperdrejtë të lidhura. As Serbia nuk mund te bëj hapa përpara drejt integrimeve evropiane pa marrëveshje me Kosovën”, transmeton klankosova.

Ai theksoi se arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi ka një rëndësi të veçantë sepse dobëson ndikimin rus në Ballkan.

“Marrëveshja me Serbinë ka edhe një rëndësi të veçantë, e që është dobësimi i ndikimit dhe rolit rus në Ballkan. Pra, qeveria e Kosovës duhet të harmonizojë politikat dhe interesat e saj me poltikat e partnerëve tonë në Ballkan dhe interesat e tyre”.