Fjalë Kyçe

I arrestuari vret veten në komisariatin e Kavajës

I arrestuari vret veten në komisariatin e Kavajës

Një i arrestuar në komisariatin e Kavajës ka vrarë veten këtë të mërkurë.

Sipas informacioneve, 28-vjeçari I.S. ishte ndaluar sot si i dyshuar për një vjedhje.

Dyshohet se i riu është vetëvarur në ambientet e komisariatit.

Policia nuk ka dalë ende zyrtarisht me një deklaratë në lidhje me ngjarjen, ndërsa po hetohet dhe përgjegjësia e punonjësve të policisë në detyrë në dhomat e ndalimit, mbrëmjen e sotme.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë./tch