Fjalë Kyçe

I bie për herë të dytë lotaria 1 milion dollarëshe

I bie për herë të dytë lotaria 1 milion dollarëshe

Një burrë nga Masaçusets mblodhi paratë e çmimit të parë të lotarisë prej 1 milion dollarësh rreth 21 vjet pasi fitoi të njëjtën shumë nga një lojë tjetër.

Lotaria Shtetërore e Masaçusetsit tha se Michael Rocca i Pittsfield kapi një çmim prej 1 milionë dollarësh nga loja e çastit Instant Jackpot, pasi bleu tiketën e tij nga dyqani Kirk Variety në Pittsfield.

Zyrtarët e lotarisë thanë që Rocca edhe më 2001 fitoi një çmim prej 1 milion dollarësh nga tiketa gërvishtëse. Ai kishte zgjedhur që ta merrte shumën e çmimin me këste vjetore, duke e marrë pagesën e tij përfundimtare në maj të vitit 2020 – një vit para se të fitonte çmimin e dytë.