Fjalë Kyçe

I bie reklama e lokalit, lëndohet një person në sheshin e Drenasit

I bie reklama e lokalit, lëndohet një person në sheshin e Drenasit

Një incident ka ndodhur sonte në sheshin e qytetit të Drenasit, kur reklama që ishte vendosur në një lokal ra përmbi një qytetar.

Siç mëson Sinjali, viktima po kalonte nga sheshi, kur reklama e lokalit i ra dhe si pasojë i shkaktoi lëndime trupore.

Ky nuk është rasti i parë kur reklamat e lokaleve në Kosovë nuk vendosen siç duhet dhe kështu e pësojnë qytetarët.