Fjalë Kyçe

I biri thotë se në vrasjen e Maliq Shehollit kanë gisht ata që shkruan komunikatën 28

I biri thotë se në vrasjen e Maliq Shehollit kanë gisht ata që shkruan komunikatën 28

UÇK’ja me komunikatë e kishte marrë përsipër vrasjen e Maliq Shehollit, i cili sipas kësaj komunikate kishte qenë bashkëpunëtor i ngushtë i UDB’së. Llapjanët tregojnë që z. Sheholli e kishte vrarë personalisht njërin prej figurave më të shquara të UÇK’së, i cili më vonë është vrarë në një pritë nga forcat serbe.

E dëshmitari i Gjykatës Speciales, Fatmir Sheholli, ka akuzuar personat që kanë shkruar këtë komunikatë me të cilën, sipas tij, u vra babai i tij, Maliq Sheholli.

“UÇK’ja nuk ka gisht në vrasjen e babait tim, por në vrasjen e tij ka ai që e ka shkruar komunikatën”, është shprehur Sheholli.

“Babai im dhe disa persona tjerë përmenden ne Komunikatën nr.28. Me 13 shtator të po atij viti, 1997, del një shkrim tjetër ku thuhet se babai im është vrarë në rrethana të pa sqaruara”, ka thënë Sheholli në RTV Dukagjin.

Kujtojmë se Fatmir Sheholli gjatë asaj kohe ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës, që atëherë kontrollohej nga regjimi i Millosheviçit.