Të shtunën është arrestuar një preson në Han të Elezit, pasi i njëjti deri sa ishte brenda stacionit policor dhe dyshohet në gjendje të dehur, ka fyer dhe tentuar t’i sulmojë fizikisht zyrtarët policorë si dhe ka refuzuar të bashkëpunojë me ta.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, gjatë arrestimit, i njëjti ka rezistuar dhe është përdorë sprej ndaj tij për ta futur nën kontroll, njofton Klan Kosova.
“Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.